Banorët e Rrjollit protestë para Parlamentit: Kemi dorëzuar kërkesë për seancë dëgjimore

Çështja e problemeve me pronat ka nxjerrë para Parlamentit dhjetëra qytetarë për të protestuar. Të pranishmit mësohet se ishin pjesë të disa komuniteteve, të Rrjollit në Velipojë, të Durrësit (Projekti TID), të Ballshit, të Zall Gjoshajt, të Gurasit të Pogradecit, të Gjoricës dhe të Kurdarisë. Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, është shprehur se kanë dorëzuar në Parlament një seancë dëgjimore për problematikën e Rrjollit.

“Ju jeni aty për të na përfaqësuar ne si ligjvënës. Ne kemi dorëzuar edhe një kërkesë në Parlament, që të ketë një seancë dëgjimore për problematikën e Rrjollit. Deputetët duhet të marrin kohë dhe të na dëgjojnë ne. Nuk duhet të vijnë te ne vetëm kur është koha e votave, por edhe kur ne kemi nevojë”, tha mes të tjerash Luçiana Kokaj. Ndërkohë një tjetër aktiviste e pranishme në protestë është shprehur se ligji për shpronësimet për interes publik duhet zhbërë.

“Është hera e tretë që mblidhemi për problematikat e pronës. Parlamenti ka në dorë të bëjë apo të zhbëjë ligje. Një nga ligjet më të tmerrshme është ligji për shpronësimin për interes publik. Ky ligj ka disa nene që shpronëson privatin për t’ja dhënë privatit. Ky është një ligj që duhet zhbërë nga ky Parlament. Janë të gjitha çështjet tona me VKM të firmosura nga një figurë, Belinda Balluku. Hajdutë janë të gjithë ata që kanë votuar për këtë VKM. Të gjitha projektet bëhen në mungesë transparence, në një grabitje për ditë me diell. Shteti shqiptar është i shurdhër”, tha aktivistja. Një banore e Durrësit, e cila kundërshton projektin TID, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si aktorin kryesor për grabitjen e pronave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është protesta e tretë që zhvillohet para Parlamentit, pasi u thirr fillimisht nga banorët e Rrjollit të Velipojës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?