Banorët e Rrjollit protestojnë para Kuvendit, akuza ndaj Bashkim Ulajt: Po grabit pronat për të ndërtuar resort
Banorët e Rrjollit të Velipojës janë bërë bashkë para Parlamentit, me pretendimin se po u grabitet prona, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.
Në Rrjoll prej kohësh është një situatë aspak e zakontë, ku banorët vendas janë ngritur kundër resortit që po ndërtohet nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj në zonë, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të tij.
Protesta e banorëve po mbështetet edhe nga Partia Mundësia e Agron Shehajt, i cili e ngriti këtë çështje edhe në Parlament javën e kaluar, ku pas përplasjeve me deputetët socialistë u përjashtua.
KOHA JONË SONDAZH

