Banorët e Syzezës në Urën Vajgurore 15 vjet pa ujë, kthehen tek puset

Banorët e fshatit Syzezë në Urën Vajgurore vuajnë prej 15 vitesh mungesën e Ujit të Pijshëm. Në këto kushte ata janë rikthyer tek puset për të siguruar ujin për shërbime, ndërsa atë për ta pirë e blejnë.

Prej më shumë se 15 vitesh banorët e fshatit Syzezë, në njësinë administrative Poshnje, në Bashkinë e Urës-Vajgurore, nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre.

Ujin për të pirë e blejnë, ndërsa atë për shërbime e sigurojnë përmes puseve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi shpuar vetë puse, por nuk pihet”, tha një banor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më të pamundurit, zgjidhja është një çezmë e përbashkët e ndërtuar që nga pushtimi i Italisë dhe që ndodhet shumë larg fshatit.

“Jemi të persekutuar për ujë nga çdo qeveri që ka ardhur”

Të lodhur me premtimet e bashkisë banorët e Syzezës thonë se janë gati të investojnë vetë për rrjetin ujësjellës.

“Sikur çdo familje të vemë lekë, ato tubat ne i vendosim vetë me kontribut vullnetar”

Një zonë mjaft prodhuese, me banorë shumë punëtorë, fshati numëron qindra familje, të cilët në vitin 2019, kanë vetëm një kërkesë, ujin e pijshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?