Banorët e Thumanës protestë: Na thonë gjeni shtëpi vetë
Banorët e pallateve të shembura në Thumanë po protesojnë sot përpara bashkisë së Krujës. Ata refuzojnë të marrin bonuset nga bashkia pasi sipas tyre shuma prej 3 mij lekë për person është shumë e vogël.
Siç theksojnë banorët vlerat e qërave janë më të medha dhe ata nuk kane asnjë të ardhur. Shumë prej tyre kërkojnë që t’i strehojë qeveria.
“Erdhën me na dhënë bonus dhe na thanë gjeni shtëpi vetë, ku të mundeni. Ne nuk kemi kundësi të gjejmë shtëpi vetë. Na kanë thënë me 3 janar të ikim. Të na gjejë shteti shtëpi. Unë s’kam ku të shkOj. Ksm dy pleq, vëllain invalid me tre kalamaj dhe vetë vetë i katërt. I bëjmë thirrje shtetit të na strehojë vetë. Të na strehojë jo merre bonusin dhe shko nga të duash”, thotë një prej qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

