Banorët e tmerruar: Shteti të ngrihet në këmbë

Banorët e tmerruar në fshatin Floq, së bashku me fëmijët po qëndrojnë jashtë banesave pasi kanë frikë të futen brenda. “Do vendosë dorë shteti? Ku do rrinë njerëzit? Shtëpitë janë dëmtuar, plasaritur. Ku do flemë? Ku do rrimë. Kemi frikë të futemi brenda, kur të futesh atje”,-thotë një banor.

Ata thanë se tërmeti ka shkaktuar shumë dëme dhe se nuk i ka ardhur asnjë ndihmë nga shteti. “Këtu duhet të ngrihet shteti në këmbë. Këtu nuk është asnjë. Shikon ndonjë ndihmë këtu? Shumë dëme janë shkaktuar. Gjithë fshati është shkatërruar. Në shtëpi nuk hyhet sot. Ama dhe shteti duhet të vinte në ndihmë”.

Banorët kanë bërë apel që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Asnjë prej tyre nuk pranon të futen në banesë, për shkak se i tremben një tërmeti të radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembut. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, u shpreh një tjetër banor i zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?