Banorët e Tropojës kundër shkrirjes së Gjykatës, duhet të ecim 100 kilometra larg
Aktualitet E Mërkurë, 18 Maj 2022 15:51
Projekti i shkrirjes së 12 Gjykatave të Shkallëve të Para në rrethe, kjo në kuadër të hartës së re gjyqësore, shkrin edhe Gjykatën më veriore të vendit, atë të Tropojës.
Banorët e bashkisë së Tropojës, janë ata që do të duhet të marrin drejtësi pranë gjykatës së Kukësit, që ndodhet 100 kilometra larg.
Me shkrirjen edhe të gjykatës, banorëve të Tropojës nuk i mbetet më asnjë institucion qendror që u shërben qytetarëve, përveç bashkisë.