Banorët e Unazës së Re, letër Ambasadës Amerikane: Qeveria po shkel të drejtat e njeriut
Banorët e Unazes së Re i janë drejtuar me një letër publike ambasadës amerikane, nëpërmjet së cilës i kërkojnë ndihmë për të shpëtuar familjet e tyre, sipas tyre, nga forca e korrupsionit.
“Kemi protestuar për më shumë se një vit, çdo ditë kundër një projekti korruptiv që aktualisht është nën hetim por ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.
Për më tepër, tenderi i ri i të njëjtit Projekt është konstatuar se ka thyer ligjin pasi kompania e cila duhet të mbikëqyrë punën e kompanisë Salillari ka një partneritet të mëparshëm me kompaninë Salillari.
Ligji i ndalon kompanitë që kanë pasur partneritet më parë të mbikëqyrin njëri-tjetrin në tenderët e tjerë.
Kjo do të thotë që askush nuk është duke mbikëqyrur punën e kompanisë Salillari në tenderin e Unazës së Re.
“Është me thelbësore që Prokurori i Përgjithshëm të fillojë një hetim për këtë çështje.
Sidoqoftë, ajo që po ndodh është se ata po shkojnë me planet për të dëbuar me forcë nga shtëpitë tona”, shkruhet ndër të tjera në letrën e banorëve të Unazës së Re.
“Ne do t’i mbrojmë shtëpitë tona pasi në bazë të ligjit shqiptar ky tender është i korruptiv dhe askush nuk mban përgjegjësi, ku ka pasur falsifikime të dokumenteve të sekretarit të shtetit në Delawere.
Me përulësi kërkojmë ndihmën tuaj, sepse qeveria jonë po shkel të drejtat e njeriut.
Me përulësi kërkojmë ndihmën tuaj për të shpëtuar foshnjat tona familjet tona nga forca dhe korrupsioni,”- përfundon letra e bonorëve të Unazës së Re.
T
KOHA JONË SONDAZH

