Banorët e Unazës së Re marshojnë drejt Kryeministrisë

Banorët e Unazës së Re të radhitur në rreshta e me jelekë portokalli, me në krye ish-deputetin e PD Klevis Balliu kanë nisur rrugën drejt Kryeministrisë.

Dhjetëra banorë me flamurin kombëtar në krye dhe një pankartë gjigande janë nisur më këmbë drejt Bulevardit nga Unaza e Re.

Ata do t’iu bashkohen protestuesve të tjerë në bulevardin kryesor të Tiranës, para godinës së Kryeministrisë. Ata thërrasin “Rama ik” në kor, ndërsa në pankartë shkruhet ndër të tjera “Fitorja është afër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?