Banorët e “Unazës së Re” nisin marshimin drejt Kryeministrisë…
Banorët e “Unazës së Re” kanë nisur marshimin për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
“Rama ik”, “Policia e Leshit”, kanë qenë thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e protestuesve.
Opozita e bashkuar zhvillon pasditen e sotme protestës e 8 kombëtare në Tiranë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe qeverisë së tij.
Banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë prej disa muaj. Ata kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre siç e parashikon projekti për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi Shqiponja te mbikalimi pranë “pallatit me shigjeta.
KOHA JONË SONDAZH

