Banorët e Unazës së Re vënë në dispozicion një ndërtesë 5-katëshe për familjet e pastreha nga tërmeti

Ne familjet dhe banorët e Unazës së Re, në solidaritet të plotë me situatën e post-termeteve, vëmë në dispozicion këtë ndërtese 5-katëshe për çdo familje e banor të pastrehë nga tërmeti sidomos për zonën e Durrësit e të Thumanës por jo vetëm!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, është 5-katëshe me ujë, drita, e kushte higjeno-sanitare shumë të mira, është afër 1 deri 3 minuta stacioneve të autobusëve, urban e interurban.

Spitali Ushtarak është vetëm 15 minuta larg në këmbë nga godina.
Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.
Godina e banimit gjendet 100 m sapo hyn në Unazë të Re krahu i djathë te Sheshi Shqiponja.
Ne banoret e Unazës së Re bashkë me Aleancën për Teatrin marrim përsipër strehimin e te pastreheve pa afat deri në një zgjidhje të dytë!
Bashkë me Aleancën për Teatrin do t’ju sigurojmë ushqime rroba batanije dyshekë e çfarë tjetër ju nevojitet për ta kaluar me sa me pak dhimbje këtë situatë të veshtirë!
Çdo familje e banor i dëmtuar nga tërmeti mund të na kontaktojë jemi në dispozicion 24 orë për Ju. SHPERNDAJE SA MË SHUMË!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?