Banorët e Urës Vajgurore festojnë emrin e ri të bashkisë për Ditën e Verës

Festa e Verës u festua edhe në bashkinë Dimal. Këtë javë Komisionet parlamentare mirartuan emrin e vjetër Dimal për bashkinë Ura Vajgurore dhe njerëzit së bashku festuan edhe për emrin e ri të qytetit. Javën që po vjen pritet që emërtimi i ri të miratohet në Parlament. Festa e sotme është një festë krejt spontane e organizuar nga të rinjtë dhe banorët e zonës së Dimalit tashmë një bashki e re me një emërtim të ri.

“Prandaj edhe këtu në Dimal është organizuar një festë po aq e bukur e të rinjve po po ashtu në Berat ne sot morëm pjesë në kampionatin “Berati Open” i cili ka mbledhur parashutistë nga shumë vende të rajonit për të krijuar një atmosferë krejt tjetër në qarkun e Beratit. Kudo në Shqipëri ka feste në Ditën e Verës është një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të gjithë besimtarëve të vendit tonë por edhe një festë e cila na jep shumë shpresë për një ri gjallje të madhe për një rilindje të madhe që do të vazhdojë dhe për atë ccfarë i takon gjithë qarkut të Beratit një transformim rrënjësor, i cili tashmë ka ndodhur priten shumë më tepër dhe ky mandat i ri i Edi Ramës dhe Partisë Socialistë filluar këtu nga Dimali nga ky sait i lashtësisë që po riaktivizohet është në fakt dhe një shenjë e madhe se si do të transformojmë jo vetëm Beratin por gjithë Shqipërinë ashtu so kemi nisur në dy mandatet e para të Partisë Socialiste”, tha Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?