Banorët e Verrisë në protestë kundër inceneratorëve (FOTO)
Banorët e Verrisë në Fier, kanë protestuar sërisht kundër ndërtimit të Inceneratorit të mbetjeve, për të cilin qeveria ka dhënë 28.3 milion euro nga taksat e shqiptarëve. Për më shumë se një orë, banorët e prekur nga ndërtimi I këtij Inceneratori kanë bllokuar mjetet e kompanisë nënkontraktore që ka nisur të furnizojë objektin me material ndërtimi.
Duke sfiduar edhe temperaturat e larta, qytetarët kërkuan që të ndalet kjo masakër ndaj pronës dhe jetës së tyre. Në mbështetje të kësaj proteste ishte edhe kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, i cili dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe u garantoi mbështetje të plotë në këtë kauzë të drejtë.
”Ka 4 muaj qe PD ka sfiduar qeverine me kerkesen per debat publik per aferen e inceneratoreve por qeveria fshihet”,-u shpreh Malltezi gjatë bisedës me protestuesit.
”Fituesi i tenderit, klient i qeverisë merr 28.3 milion euro nga shteti me 24.10.2016 dhe dy jave me pas ia shet italianit per 15 milione euro. Perlarje 13.3 milion euro per 2 jave pa pasur nevoje as te blesh nje kompiuter dhe as nje lopatë”.
Çështja e Inceneratorëve u përfshi si shqetësim edhe në raportin e Komisionit Europian, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ku kjo çeshtje është cekur në takimet bilaterale në Bruksel ka gënjyer duke thënë se këto leje janë dhënë me pelqimin e plotë të banorëve të zonave ku është dhënë Ok-i për ndërtimin e Inceneratorëve.

KOHA JONË SONDAZH

