Banorët e Vorës në protestë, tentojnë të futen në Bashki me forcë

Banorët e Vorës kanë dalë sot në protestë para bashkisë pasi kundërshtojnë planin urbanistik të rindërtimit pas tërmetit.

Ata kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë. Duke qënë se kjo nuk është mundësuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 ka patur tension dhe banorët kanë tentuar të hyjnë me forcë në bashki por policia nuk i ka lejuar.

Plani urbanistik pas tërmetit në Vorë është shoqëruar me tone të larta dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Anëtarë të këshillit kanë hedhur akuza se në këtë plan janë ndërruar njollat e ndërtimit të pallateve, gjë që ka shkaktuar kaos dhe paqartësi tek banorët.

Ndaj bashkisë së Vorës ka akuza se po bën dëgjesa publike 3 muaj pasi ka miratuar planin e rindërtimit.

 

SHKARKO APP