Banorët e zonës së Ndroqit në protestë për shkatërrimin e rrugës

 

Banorët e zonës së Ndroqit kanë dalë sot në protestë për rrugën e shkatërruar. Këta banorë i kanë kanë dërguar edhe një peticion kryeministrit, ku kërkojnë që qeveria të parashikojë ndërhyrjet në këtë rrugë.

Banorët kanë deklaruar se kërkesa jonë e vetme është rindërtimi i rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa.

Gazetarja Manjola Hasa që po ndjek nga afër protestën thotë se banorët  janë shprehur se prej 25 vitesh asnjë nga qeveritë nuk ka bërë asnjë investim në këtë rrugë, duke vështirësuar jetesën e tyre.Ata thonë se “paguajnë të gjitha detyrimet që kërkon shteti, ndërsa rruga është bërë e pakalueshme, sidomos kur moti është me shi.”

Banorët kanë deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe nuk do të bllokojnë rrugën.Ora News ka trajtuar disa herë shqetësimin e banorëve për këtë aks rrugor.

(marre nga Ora news)

SHKARKO APP