Banorët i bllokojnë rrugën në Roskovec, Rama ndryshon axhendë

Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet.

Një grup banorësh të ndihmuar edhe nga Partia Demokratike, dolën në protestë dhe i bënë thirrje kryeministrit të kthehej nga drejtimi që kishte ardhur.

Protesta u zhvillua në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se për shkak të bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?