Banorët në Elbasan alarmohen nga era e keqe në një pallat, policia gjen kufomën e një të moshuare
Banorë e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan janë alarmuar nga një banesë në një pallat në rrugën që lidh bashkinë e këtij qyteti me ish-shkollën Pedagogjike. Nga brendësia e një apartamenti në katin e pestë vinte erë e rëndë dhe e pakëndshme.
Pas hyrjes në apartament ku janë kryer hetime në praninë e oficerit të policisë gjyqësore, prokurorit dhe mjeku ligjor kanë gjetur një kufomë në fazën e dekompozimit të plotë.
Me urdhër të prokurorit kufoma e seksit femër është dërguar për identifikim dhe autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore. Sipas hetimit paraprak, në këtë apartament ka jetuar e vetme një grua e paralizuar rreth 70 vjeçe.
KOHA JONË SONDAZH

