Banorët protestë kundër projektit TID në Durrës: Duam transparencë dhe mbrojtje të pronës
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës, së bashku me qytetarë të tjerë, kanë njoftuar se doi të zhvillojnë një proteste qytetare ditën e enjte, më 2 prill, në orën 11:30, para Bashkisë së qytetit bregdetar. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, ata kërkojnë më shumë transparencë, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtjen e të drejtës së pronës, për zbatimin e projektit TID.
Organizatorët shprehen se procesi po zhvillohet pa konsultim të plotë me banorët dhe pa qartësi mbi zgjidhjet konkrete për familjet e prekura. Qytetarët pritet t’i drejtojnë publikisht Këshillit Bashkiak të Durrësit disa pyetje thelbësore. Ata kërkojnë gjithashtu pezullimin e vendimeve aktuale, diskutimin e alternativave me komunitetin dhe ngritjen e një komisioni hetimor.
Protestuesit theksojnë se kërkojnë përgjigje të qarta dhe zgjidhje reale, ndërsa e cilësojnë projektin TID si një proces që, sipas tyre, po çon drejt dëbimit të banorëve dhe jo zhvillimit të qytetit.
KOHA JONË SONDAZH


