Banorët rrëfejnë tmerrin nga tërmeti në Bulqizë: U frikësuam! Kapa kalamajtë i nxora jashtë

Si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të ndjera mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë raportuar dëmtimet e para të shtëpive në bashkinë e Bulqizës.

Punonjës të njësisë administrative Shupenzë, në një deklaratë raportuan se deri më tani janë lajmëruar për dëmtimin e 4 shtëpive, kryesisht ne fshatrat Homesh, Shtushaj, Kovashic, ndërsa kanë nisur punën në terren për verifikimin e shkallës së dëmtimeve.

Pranë njësisë administrative Shupenzë sot erdhën 4 lajmërime që ka dëmtime të lehta ose të rënda në 4 shtëpi të ndryshme në 4 fshatra të ndryshme. Sot bashkë me administratorin dhe dy shoqet e grupit tonë po dalim për verifikim për të parë dëmtimet. Do të shkojmë në të 4 shtëpitë për të parë gjendjet, pastaj do të parashtrojmë mendimet tona dhe do të shikojmë për ndihmën që do të japim nga ana financiare. Kjo është shtëpia e parë që erdhëm ta verifikojmë. Ishalla nuk do të kemi dëmtime të mëtejshme”, shprehet një punonjëse e njësisë administrative Shupenzë, që shtrihet në veri të bashkisë Bulqizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë grupet e verifikimit te njësive te tjera si Zerqan, Gjorice, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Fushe Bulqize po vijojnë punën ne terren për te parë më nga afër situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një banor i kësaj zone tregon ambientet e brendshme të shtëpisë, ndërsa duken krisjet në muret e shtëpisë, ndërsa i zoti i shtëpisë shprehet: “Kjo është pjesa e dëmtuar e shtëpisë, është e pabanueshme. Shikojeni vetë, ja! Për mua është e pabanueshme!”.

Një banore ka treguar edhe frikën që kishin kaluar në momentet kur ra tërmeti, ndërsa u shpreh se kanë dalë menjëherë jashtë nga tronditja që ndjenë.

“Shumë shumë, e tronditi mo. Kapa kalamajtë i nxora jashtë. Jo s’ka dëme materiale. U frikësuam, dolëm përjashta direkt”, tha banorja.

Lëkundjet me magnitudë 4.7 u ndjenë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?