Banorët vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve (VIDEO)

 

Në shumë qarqe të vendit, banorët vijojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Kështu, të ndodhur para një situate emergjence, nga mungesa e veshmbathjeve, ushqimeve, apo orendive elektroshtëpiake, banorët në Vlorë, të prekur nga përmbytjet apelojnë për ndihmë.
Krahas familjareve, goditje te forte nga përmbytjet pësoi edhe biznesi. Në zonat e prekura janë mbi 1400 biznese të vogla të dëmtuara, si oficina, ushqimore, punishte, furra buke, etj. Ndërkohë bashkia e Vlorës ka punuar përgjatë gjithë natës për heqjen e inerteve dhe gurëve nga rruga në zonën e ujit të ftohte.

SHKARKO APP