Banori apel: Rama të në hapë rrugët, jemi fshat shumë i varfër
Një banor i fshatit Selishtë në Mat i ka bërë apel qeverisë përmes Ora News, që ti vijë në ndihmë dhe ti hapë rrugët.
Në një lidhje telefonike, banori Barim Dishani shprehet se situata në këtë zonë është shumë e rëndë.
“I lutemi shtetit, Edi Rama të marrë masa për fshatin Selishtë, sepse jemi fshat me probleme që me kohën më përpara dhe sot jemi prap të izoluar”, tha banori.
“Jemi fshat shumë i varfër, sot është tmerr. Ju lutem rrugët me makinë të na sjellin ndonjë borë pastruese”, u shpreh banori.
KOHA JONË SONDAZH

