Banori i lagjes 4 të Durrësit denoncon: Pallati është shkatërruar, ndërtuesi po tenton ta fshehë

Ky pallat ndodhet lagjen katër të Durrësit, rruga “Iljaz Reka” te stacuioni i trenit, sheshi i trageteve. Një banor i tij denoncon për Ora News dëmet që ka pësuar nga tërmeti.

Sipas tij deri tani nuk ka ardhur askush nga bashkia per ti inspsektuar, por vetëm sa i është vënë një shirit nxitimthi nga policia bashkiake.

“Deri tani vetëm ndërtuesi ka sjellë dje dy punëtorë për të pastruar para pallatit dëmet e rëna nga katet e sipërme që të mos tërheqë vemendjen e televizioneve. Komshinjtë janë larguar për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Jemi të shqetësuar pasi nuk po dimë se çpazar po bëhet për të mos e nxjerrë këtë pallat si të dëmtuar” denoncon ai.

Dëmet ngha tërmeti na lagjen katër të Durrësit i konfirmoi edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili pa nga afër situatën gjatë pasdites.

“Banorët kanë dalë jashtë, flemë aty jashtë pa çadër pa gjë. As çadër nuk na kanë pru, asgjë. Nuk kanë ardhë as me na pa. As inxhinierët për të parë pallatet nuk kanë ardhur, shiritat i ka vënë një polic me banorët”, u ankuan qytetarët.

/Ora News

SHKARKO APP