Banori i përmbytur përplaset me Peleshin: Asnjë eskavator nuk ka ardhur prej 2010-ës

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është përballur me banorët e zonave të përmbytur në zonat e nën Shkodrës. Disa prej tyre thanë se kanalet shkarkuese nuk janë pastruar që në vitin 2010 dhe se sona e tyre nuk përmbytet vetëm nga shiu.

Peleshi: Kjo përmbytje nuk vjen nga shkarkimet, por nga reshjet e mëdha.

Banori: Një muaj me ra shi në Shkodër, nuk ka përmbytje. Asnjëherë nuk ka ba vaki, por ka ardhur prej digave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peleshi: Pse shkarkohen digat? Shkarkohen prej digave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banori tjetër: Qysh në 2010-n nuk ka vu kush dorë. Janë grykat atje dhe nuk e ka vu kush një kokë eskavatori se me qenë grykat e hapura.

Peleshi: Sot do të bëjmë analizat?

Banori: Me më pru shteti një kile vaj nuk kam nevojë se kam punuar vet për familjen. Që në fillim të muajit e kam tokën në ujë. I kam mbjell për me ba silazhin e verës.

Peleshi: Ke shumë të drejtë. Prandaj është shteti. Kemi garantuar ushqimi për sa ditë do të ketë përmbytje.

/Oranews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?