Banori i Unazës së Re: Pas shkurtit do të kemi qeveri tjetër

Një prej banorëve të Unazës së Re u shpreh se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre, ndërsa shtoi se pas shkurtit nuk do të kemi më këtë qeveri.

“Kryeministri nuk mund të anashkalojë banorët. Projekti të bëhet, por qytetarët të marrin dëmshpërblimin me vlerën e tregut. Ne nuk na ka ngelur asnjë rrugë tjetër, veçse qendrës sonë.

Shteti të kërkojë ndjesë për dramën që ka shkaktuar. Jemi të gjithë në këmbë 24 orë duke ruajtur shtëpitë. Do të vijë koha për të dhënë llogari të gjithë. Ky zaptuesi nuk ka parë gjë akoma. Do të vijë janari, shkurti, këto qeveritarë do të ikin. I bëj thirrje administratës të jenë korrektë me ligjin, pasi drejtuesit e tyre do të  ikin” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?