Bar-kafetë, Rama tregon se kur do të hapen

Kur pothuajse bëhet 1 muaj që Shqipëria është në shtetrrethim dhe hapur janë vetëm marketet, furrat e bukave dhe farmacitë, shqiptarët pyesin se kur do të hapen bar-kafetë. Kryeministri Edi Rama përmes një video live në facebook, ka njoftuar se bizneset bar-kafe do të hapen vetëm në fund të luftës kundër Covid-19. “Mbështetje për ekzistencë nga ata që janë në pikë të hallit deri tek ata që janë më pak në hall, do të ketë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, shteti. E ndjen arka e shtetit, njësoj si arka e shtëpisë. Masat ekonomike nuk janë të tmerrshme, por janë të nevojshme për të ekzistuar dhe marr frymë. Kur të hapen baret, do jetë festa e luftës. Mjekësia jonë vazhdon të funksionojë. Kemi 23.5 përqind të kapacitetit të zënë nëpër spitale dhe kjo ka ndodhur falë punës së madhe të bërë nga ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?