Barazia gjinore, kontribut në rritjen e qëndrueshme ekonomike

“Forcimi i barazisë gjinore në vendimmarrjen e BE-së dhe shpalosja e lidhjeve midis çështjeve ekonomike”, ka qenë tema e diskutimit në konferencën dyditore të nivelit të lartë mbi Barazinë Gjinore të zhvilluar në Helsinki, ku mori pjesë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda. “Sipas studimeve ndërkombëtare, barazia gjinore dhe punësimi i grave kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike. Politikat ekonomike dhe buxhetore duhet të zhvillohen më tej për të marrë parasysh ndikimet gjinore”, shprehet Gajda. Po ashtu, Komisioneri Gajda shtoi se “Në praktikë, kjo do të nënkuptojë integrimin e perspektivës gjinore në fusha të ndryshme të politikave, forcimin e bashkëpunimit ndër-sektorial dhe zhvillimin e investimeve dhe buxhetimit për të mbështetur objektivat e barazisë”.

SHKARKO APP