Barcelona është kampione e Evropës. Italianët ishin dobet. (shijoni videon e golave)

 

Skuadra e Barcelonës është “kurorëzuar” të shtunën në mbrëmje kampionia më e re e Evropës. Në finalen e Ligës së Kampionëve ajo ka mposhtur Juventusin me rezultatin 3-1. Katalonjasit treguan forcën e tyre gjatë gjithë ndeshjes duke filluar që nga minutat e para. Spanjollët triumfuan edhe në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, duke fituar kështu Ligën e Kampionëve për herë të pestë në histori të klubit dhe të katërtën në 9 vitet e fundit. Rakitic shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e katërt, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Pjesën e dytë Juventus e ka nisur shumë më mirë, pasi ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të, me golin e spanjollit Alvaro Morata. Por ky gol nuk kishte asnjë rëndësi, pasi Barcelona më anë të Suarez shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Neymar shënoi golin e tretë dhe të fitores në sekondat e fundit, duke siguruar kështu kupën e Ligës së Kampionëve. Kjo ishte kupa e tretë këtë edicion, duke bërë kështu që Barcelona t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, njëjtë siç kishte bërë edhe në vitin 2009. 

SHKARKO APP