Bardh Spahia beson te fitorja: I ftoj qytetarët tanë të shohin për një 4-vjeçar të suksesshëm

Kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, është shprehur i bindur për një fitore të thellë në zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme. Ai ftoi qytetarët e Shkodrës për të parë drejt një 4-vjeçari të suksesshëm.

“Dëshiroj të falenderoj nga zemra të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët e angazhuar sot në këtë proces zgjedhor. Dëshiroj të falenderoj edhe gjithë trupën e numëruesave. Kam bindjen absolute se do t’i japim me përkushtim vlerën që i takon çdo vote të qytetarëve shkodran.

Dua t’i garantoj që vota e tyre do të jetë e përkthyer në përkushtim për zhvillimin e Shkodrës. Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse, prandaj i ftoj qytetarët tanë të shohin për një 4 vjeçar të suksesshëm”, u shpreh Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?