Bardh Spahia: Heronjtë që lihen pa shpërblim dhe ekspozohen ndaj Covid-19!!!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike që është dhe anëtar i grupit anti-Covid i ngritur në selië blu për të monitoruar nga afër ecurinë e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë ka reaguar në lidhje me trajtimin që po i bën Qeveria dhe Ministria e Shendetësisë stafit dje personelit mjekësor të vendit.
Përmes rrjeteve sociale, Spahia shprehet se denoncimet që vijnë nga Shërbimi i Urgjencës, ashtu edhe nga Reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT-së, për t’u dhënë shpërblime, ç’ka sipas Spahisë, krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19.
“U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por çfarë ministrja e Shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës! Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT-së, për t’u dhënë shpërblime, ç’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën çdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë! Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit! Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos pasur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit! E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që veçse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme. Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre? Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, siç veprohet me ata të infektivit? Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota!”, deklaroi në denoncimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti PD-së, Bardh Spahia.