Bardh Spahia: Ja 5 projektet për Shkodrën që prej 8 vitesh presin firmën e klounit Rama

Kandidati demokrat për deputet në Shkodër, Bardh Spahia, publikon projektet që prej 8 vitesh presin firmën e kryeministrit Edi Rama, në një kohë që ai, sipas Spahisë, fyen dhe sillet si klloun me shkodranët dhe harron që projektet për investime në Shkodër i ka në sirtar.

Reagimi i Bardh Spahiajt

Shkodra është braktisur prej 8 vitesh nga qeveria dhe shembulli tipik është mungesa e investimeve në atë çfarë është jetësore, furnizimin me ujë të pijshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Ramës i intereson vetëm shoë, fyen dhe sillet si klloun me shkodranët dhe harron që projektet për investime në Shkodër i ka në sirtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë 5 projekte që presin firmën e tij për t’i hapur rrugë dhe zgjidhur njëherë e mirë këtë problematikë për Shkodrën.

– Projekti i reabilitimit të godinës së stacionit të vjetër në Dobraç;

– Projekti I linjës së re 3 km nga stacioni i Dobraçit deri në Rus;

– Ndërtimi i linjës së re kryesore të trasmetimit me ujë të pijshëm nga Stacioni i pompimit në Trush;

– Ndërtimi i ujësjellësit të ri në fshatin Trush në Bashkinë Shkodër.

– Projekti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm i fshatrave Bardhaj, Bleran.

Mjafton të bësh vetëm këto që t’i shërbesh Shkodrës dhe jo të bësh kllounin sa herë vjen në Shkodër.

Ndëshkimi yt nga banorët e Shkodrës është afër! Vetëm pak ditë na ndajnë nga #25Prilli nga ndëshkimi me votë që shkodranët dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin një kryeministri që nuk di të shërbejë!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?