Bardh Spahia: Ka prani të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit, dilni dhe votoni sa më shumë
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, dhe kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia doli në një deklaratë për mediat. Ai tha se ka prani të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit.
“Ka pasur prezencë të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit. Kam shprehur thirrjen për organet shtetërore që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të qytetarëve nëpërmjet votës.
Duhet ti garantohet qytetarëve votim i lirë dhe i qetë. Ka një rritje të ndërgjegjes qytetarëve për të votuar në krahasim me një vit më parë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se sa pjesëmarrja masive“, tha Spahia.