Bardh Spahia krahason shifrat e testimeve për COVID-19 me Gjermaninë: Papërgjegjshmëria kriminale e Ramës kushton jetë!
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, akuzon qeverinë se nuk po kryen sa duhet testime të koronavirusit. Në një status në “Facebook”, teksa krahason shifrat e testimeve të Gjermanisë me ato të vendit tonë, Spahia shkruan se qeveria po përdor një filozofi makabre për shtetasit e vet.
Mesazhi i Bardh Spahisë:
PAPERGJEGJSHMERIA E EDI RAMES QE KUSHTON JETE
Mos testo! Mos testo! Mos testo! Kjo është filozofia makabre e kësaj qeverie për shtetasit e vet. Mban shifrat nën kontroll dhe kush ia del, mirë, kush nuk ia del, është statistikë.
Sipas orientimit të OBSH të gjitha vendet po testojnë. Po. Shifrat janë të larta, por po aq edhe mundësitë për të kuruar të infektuarit! Sa më shpejt të kapet, aq më mirë!
Një krahasim i thjeshtë: Gjermania me rreth 80 milionë banorë kryen rreth 22 000 deri në 25 000 testime në ditë. Domethënë 1 testim për rreth 3 mijë banorë.
Kurse Shqipëria plus minus 3 milionë banorë kryen 100 testime në ditë. Pra 1 testim në 30 000 banorë. Dukshëm 10 herë më pak! Tek ne do duheshin 1 000 testime në ditë e do kishte mesatarisht 200 raste të reja në ditë, të cilët të kapur në kohë do mund të merrnin trajtimet sipas protokollit e si të identifikuar, do karantinoheshin, duke shmangur rrezikun e infektimit të të tjerëve. Kjo është papërgjegjshmëri kriminale, që vjen nga një mendje e patrajtuar, që vetëquhet “baba” i këtij vendi!