Bardh Spahia në Shkodër: Masakra të tilla nuk ndodhin pa përfshirjen e shtetit

Qytetarë të Shkodrës dhe përfaqësues të PD, marshuan në kryeqendrën e veriut kundër krimit, pas atentatit me tre të vrarë që u regjistrua pasditen e 30 tetorit në lagjen “Dobraç”.

Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës, tha se ngjarja ka shkaktuar një traumë për të gjithë qytetin, një shok për të gjithë opinionin publik.

Ai tha se ngjarje kriminale të përmasave si ajo me 3 të vrarë nuk bëhet pa përfshirjen e strukturave të shtetit.

“Është e trishtueshme që opinioni publik shkodran jo vetëm gjendet nën thundrën e krimit të organizuar, por gjenden edhe pa mbështetjen e strukturave të shtetit, që na dalin të lidhura me krimin. Masakra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirjen e strukturave shtetërore. Ka pasur një ngjarje të nderë, që ka ndikuar në situatën e qytetarëve”, tha Spahia për News24.

SHKARKO APP