Bardh Spahia në Velipojë: Biznesi është partner, nuk duhet trajtuar si armik

Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar takim me përfaqësues të bizneseve turistike në Velipojë.

Spahia deklaroi se Velipoja është në prioritetet e Partisë Demokratike si një atraksion turistik, por edhe si burim i pashtershëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë këtij qarku nëpërmjet mbështetjes së turizmit.

“Braktisja e Velipojës do të marrë fund me 25 prill, ndërkohë që është koha që biznesi të marrë frymë lirisht. Me programin e Partisë Demokratike, zhvillimi ekonomik është prioriteti kryesor, sepse nuk mund të pasurohen vetëm një grusht i vogël njerëzisht në kurriz të dhjetëra bizneseve të cilat sot rrezikojnë falimentimin”, tha Bardh Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?