Bardh Spahia nxjerr mashtrimin e Edi Ramës: Marrëveshja për kurimin e pacientëve në Turqi prej 22 vitesh

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia deklaron se Edi Rama mashtron pasi sipas tij marreveshja për kurimin e pacientëve në Turqi ekziston prej 22 vitesh.

“MASHTRIMI I EDI RAMES NE TURQI

“100 pacientë shqiptarë do të kurohen në Turqi”, ky ishte “suksesi” i një marrëveshje që u tha se u nënshkrua gjatë vizitës së Edi Ramës në Turqi!
Ky është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës se vetëm këtë di të bëjë e mesa duket hallin e ka po aq të madh sa paturpësinë për të gënjyer kaq hapur.

Në fakt, “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë.
100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin cdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi.

Në 3 vitet e fundit, nën drejtimin e Ogertës, as edhe një mjek nuk u trajnua sic ka ndodhur tradicionalisht ndër vite.
Madje për shkak se dosjet e pacientëve mbahen në sirtarët e ministrisë për t’u verifikuar përkatësinë politike, 40 vende për trajtim shëndetësor u dogjën në vitin 2019, duke e detyruar palën turke që të ndryshonte destinacionin e fondit për kurim drejt Azerbajxhanit e vendeve të tjera. 40 të sëmurëve iu pre mundësia e kurimit falas në Turqi për shkak të paaftësisë e makutërisë!
Këto janë sjellje cnjerëzore, që tregojnë se si shëndeti i qytetarëve të këtij vendi shihet si mundësi për përfitime politike e monetare! Shtoji këtyre edhe talljen e mashtrimin publik si në rastin e rinovimit të marrëveshjes për 100 pacientë në vit, kjo është fytyra e qartë e Edi Ramës dhe e të zgjedhurve të vet: të paaftë, makutë e të paturp deri në palcë!”, shprehet ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia.

SHKARKO APP