Bardh Spahia pjesë e Primareve: Dua mandat të plotë në krye të Shkodrës

Kryebashkiaku aktual i Shkodrës, Bardh Spahia ka konfirmuar se do të marrë pjesë në procesin e Primareve, që do të zhvillohen nga Partia Demokratike për të nxjerrë kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ai thotë se do të garojë për të marrë tashmë një mandat të plotë në kryeqendrën e veriut të vendit.

“Do ketë primare edhe në Shkodër, nuk ka sesi të jetë ndryshe. Primaret kanë qenë jo vetëm risi, por në rastin e Shkodrës një histori suksesi siç e vërtetoi rezultati i 6 marsit. Patjetër do të marr pjesë në procesin e primareve.

E konsideroj detyrim karshi qytetit tim, qytetarëve të mi mundësinë e projektimit të Shkodrës në vendin që i takon jo vetëm në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë por dhe në rajon e më gjerë. Kemi sfida përpara, kemi ide të jashtëzakonshme të cilat synojmë ti vëmë në jetë në një mandat të plotë. E konsideroj një detyrë dhe përgjegjësi të lartë karshi tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?