Bardh Spahia publikon fotot: Rrënim i shëndetësisë, qytetarët të braktisur në spitalin e Shkodrës
Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar pamje nga spitali i Shkodrës. Në foto duken me dhjetëra qytetarë që presin në radhë, ndërsa Spahia shkruan se një situatë e tillë konstatohet çdo ditë.
Ish-deputeti thekson se qytetarët janë të braktisur, ndërsa kryeministri Rama prodhon video propagande.
Mesazhi i plotë
KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!
Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.
Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.
Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.
#25Prill#ShqipëriaFITON🇦🇱
KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!
Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para…
Pubblicato da Bardh Spahia su Giovedì 18 marzo 2021