Bardh Spahia publikon PAMJET: Ja si i dhunon PS shkollat dhe qendrën shëndetësore në Shkodër

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ndodhur në “arrest shtëpie” pas përplasjes në KZAZ-në e Shkodrës, ka denoncuar një skandal nga qyteti verior, një ditë para zgjedhjeve vendore.

Ish-deputeti Spahia publikon dy video në “Facebook”, përmes të cilave tregon se si shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë nga individë të Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, ish-ligjvënësi i djathtë shkruan se institucionet po dhunohen, por policia nuk bën asnjë veprim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“BANDITIZMI, EDHE SI SJELLJE E SHTETIT BANDIT! Ja se si shperthehet qendra shendetesore ne zonen e Qafe Hardhise ne Shkoder nga individe te PS! Kete stil njohin, se per ta shteti eshte pushtet per t’u sjelle sic thote partia e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen ne kete menyre, kete e quajne standart. Cuditerisht policia nuk ben asnje veprim, hesht dhe i mbron krahet ketij “standardi”. #BanditShtet”, shkruan Spahia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ketij denoncimi, Spahia ka publikuar dhe foto nga hyrja me force ne ambientet e shkollave, te cilat jane ne pronesi te Bashkise se Shkodres.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?