Bardh Spahia: Qeveria dështoi me shëndetësinë, turma njerëzish qëndrojnë para spitalit në Shkodër
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia denoncon situatën e krujar në spitalin rajonal në Shkodër, ku turma njerëzish qëndrojnë para spitalit. Lidhur me këtë, Spahia deklaron se Qeveria dështoi me shëndetësinë.
Reagimi i ish-deputetit Bardh Spahia
JA SI E KA KATANDISUR SHERBIMIN SHENDETESOR EDI RAMA!
Kjo është situata sot tek shërbimi i sëmundjeve të mushkërive në Spitalin e Shkodrës.
Sa e madhe është nevoja për shërbim të kualifikuar shëndetësor dhe sa flagrant është keqmenaxhimi nga ana e kësaj qeverie në ikje.
Më 25 Prill do i japim fund injorimit e braktisjes së qytetarëve nga ky rregjim i papërgjegjshëm që nuk ka as ndjeshmërinë njerëzore për të kuptuar se siguria shëndetësore është prioritare. Edi Rama investohet vetëm për fasadë, por realiteti është ky që shohim, kokëfortë dhe flagrant në cdo qytet të vendit! #25Prill#ShqipëriaFITON