Bardh Spahia: Situata është alarmante, kapacitetet spitalore janë ezauruar
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon në ‘Facebook se kapacitetet spitalore ekzistuese janë ezauruar, ndërsa shton se për të luftuar koronavirusin duhet personel i trajnuar i mirë.
Sipas ish-deputetit, me rritjen e kapaciteteve spitalore shumë pacientë, që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme, të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën.
Mesazhi i Spahisë:
KAPACITETET SPITALORE EKZISTUESE JANE EZAURUAR: PER TE LUFTUAR COVID-19 DUHET PERSONEL I TRAJNUAR, E JO NUMRA TE IMPROVIZUAR!!! Për të ngritur një repart të terapisë intensive Covid-19, jo spital sic premton në ajër kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.
Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në vazhdimësi por autoritetet shqiptare e kanë trajtuar me të vetmin mekanizëm që njohin: propagandën! Të papërgjegjshëm e qesharakë, njëlloj si etërit e tyre në diktaturë që e propagandonin Shqipërinë shkëmb-graniti kur njerëzit merrnin ushqim me tollon, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë ende artikulojnë dokrra të tipit se kanë kapacitete por ende nuk ka nevojë për to, edhe pse cdo ditë afro 25-30% e të testuarve, sipas shifrave që vetë përcjellin, dalin të infektuar!
Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë vehten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%…?? Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do ketë kosto të pakthyeshme!
!