Bardh Spahia: Ushqimet me lista, një normalitet i qeverisë “Rama”
Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion. Me këto fenomene jetojnë cdo ditë banorët e Shtojit në Njësinë Administrative në Rrethina në Shkodër.
Kandidati i PD Bardh Spahia eshte takuar me banore te zones dere me dere duke u njohur me keto problematika te cilet gjate 8 viteve te fundit e kane bere me te veshtire jeren e ketyre banoreve . Bashkëbisedimi me ta nxjerr në pah këto vështirësi të përditshme. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre – eshte shprehur Spahia.
I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv – eshte shprehur kandidati i PD Bardh Spahia.
Këto zgjedhje nuk janë as Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike.