Bardha Lleshaj shërben si edukatore prej 20 vitesh në kopshtin “Zarife Hasanaj”, institucion i riparuar në kuadër të Programit “EU4Schools”
Bardha Lleshaj shërben si edukatore prej 20 vitesh në kopshtin “Zarife Hasanaj”, një institucion i riparuar në kuadër të Programit “EU4Schools”. Ajo kujton mjaft mirë kushtet e mëparshme të kopshtit, me gjithë vështirësitë për zhvillimin e një pune normale edukative, ndërsa sipas saj, gjendja e sotme nuk ka të krahasuar me të shkuarën dhe se mjediset me klasat moderne e pajisjet e reja janë jashtëzakonisht të përshtatshme për fëmijët e komunitetit:
“Më përpara, në të gjitha mjediset e klasave nuk kishte sistem ngrohjeje. Fëmijët ishin të detyruar të qëndronin në klasa me rroba të trasha dhe si rrjedhojë, e kishim të vështirë të zhvillonim edhe lojëra, të cilat ishin aq shumë të pëlqyera për fëmijët. Një ndër mangësitë kryesore ka qenë edhe mungesa e ujit të vazhdueshëm, gjë që sillte vështirësi në mbajtjen e higjienës e pastërtisë në ambientet mësimore dhe tualetet e fëmijëve. Pajisjet si tavolinat, karriket etj., ishin gjithashtu të konsumuara. Gjendja e sotme është krejtësisht ndryshe, falë riparimit nga Programi “EU4Schools”. I është dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së ngrohjes, ujit të vazhdueshëm e shumë problematikave të tjera., dhe ne punojmë më të motivuar në mjedise që me të vërtetë na kanë ndryshuar punën e përditshme, duke u orientuar në arritjen e rezultateve të larta për fëmijët”,-rrëfen mësuese Bardha.
Me shkallë emergjence, rampa e tualete për fëmijët me aftësi të kufizuara; sistem ngrohjeje qendrore me energji elektrike; fasada me sistem kapote e me hidroizolim nga e para të tarracës; ndriçim LED e ndriçim të jashtëm; me sistem kamera, sistem kundra zjarrit e sistem kundra vjedhjes etj, kopshti “Zarife Hasanaj” është pjesë e programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes një buxheti prej 75 milionë eurosh dhe i zbatuar nga #NDPAlbania.
Deri tani, janë rindërtuar ose riparuar 23 objekte arsimore që prej nisjes së programit në prill të vitit 2020, të cilat u shërbejnë drejtpërdrejtë 7,325 fëmijëve/nxënësve dhe 445 mësuesve.