Bardha vr*u veten pas tradhtive dhe dh*nës, flet i vëllai: Mund ta ketë shtyrë Iliri, amaneti ishte…

Dhuna dhe tradhtia në familjen Pali në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Bardha Palin t’i japë fund jetës. Ajo u vetëvar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Vëllai i saj akuzon kunatin se e shtyrë motrën e tij në aktin e rëndë. Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai pohoi se Bardha dhe Ilir Pali kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe se prej dy muajsh nuk jetonin bashkë. Sipas tij, amaneti i motrës ishte që Ilir Pali të mos fusë grua tjetër në shtëpinë e tyre.

“Djali më tha që ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në një shtëpi. Kishin grindje për punë xhelozie. Në Facebook, ajo ka lënë amanet që Ilirin mos ta pranojmë në shtëpi, në Durrës. I ka lënë amanet djalit që Iliri mos të fusë nuse tjetër në shtëpi. Motra ime e çoi deri në këtë gjendje se i vinte zor të ndahej, se kjo nuk nuk ka ndodhur në fisin tonë. Kishte 33 vite martesë. Ai (Iliri) mund ta ketë shtyrë motrën time, kjo çështje nuk mbyllet me kaq”.

Mira dhe Elona, janë të akuzuara nga viktima, e cila para se të merrte aktin ekstrem të vrasjes së vetes, publikoi disa shkrime në Facebook, që bashkëshorti i saj i tradhtonte me to. Sipas saj, dyshohet se Mira e cila nusja e djalit të tezes së burrit, ndërsa Elona nusja e vëllait të saj, shkruan se burri i kishte thënë që ato janë më të mira.

SHKARKO APP