Bardhi: Agalliu dhe Pampuri mbështetën Olta Xhaçkën, shkarkohen nga pozicionet në grup
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së grupit ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri. Bardhi tha se amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup.
”Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup.
Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme”,-tha Bardhi.