Bardhi-Ballës: Zgjohu nga gjumi! Rama do bëhet rrobaqepës te 313

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi i ka dhënë  përgjigje deklaratave të Taulant Ballës, i cili sot nga Papri i Elbasanit është shprehur se pas 30 qershori do të rilindë dhe PD.

‘Nuk e emëron dot opozitën! Koha kur Rama dhe banda e tij të dalë para drejtësisë, është afër!’, shkruan Bardhi në Twitter.

Reagimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si te Enverit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa të korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptaret për xhepin e rilindjes, por nuk ke për të emëruar dot opozitën!

Ndërkohë, ka ardhur dita qe Edi yt dhe gjithë banda e tij, të dalë para drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve!

Jeta e tij e tretë është afër! Në rastin më të mirë, do të bëhet rrobaqepës tek 313!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?