Bardhi: Basha erdhi i kurdisur për teatër! Ironizon Mërtiri: Po ti re në grackën që thuri Rama me të?
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar këtë mbrëmje me gazetarin Ergys Mërtiri në ”Report Tv”, për debatin që ai pati ditën e sotme në Kuvend me Lulzim Bashën. Po ashtu Bardhi pretendon se Basha është pajtuar me mazhorancën dhe përgatit çdo gjë me skenar me Ramën ndërsa Mërtiri i kërkoi fakte.
Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Konflikti i opozitës gjatë këtyre dy vite e ka dobësuar. Prandaj pjesa dërrmuese e deputetëve të opozitës kanë vendosur që këtij konflikti t’i japin fund.
Mërtiri: Si i dhatë fund? Ju po e ndizni më keq.
Bardhi: Unë shkova për të bërë betejë për dy komisionet hetimore që kemi kërkuar
Mërtiri: Ti bërë betejë me Lul Bashën.
Bardhi: Në mënyrë të beftë, u shfaq ish-miku im, ish-kryetari i PD-së dhe kërkoi fjalën. Dhe unë mendova se do ngrihet atje për një çështje që ka rëndësi ai u mor me mua. Ai sot kishte ardhur i kurdisur, sepse aty është teatër. Ka qenë një skenar, kam informacion për çdo skenar.
Mërtiri: Dhe ti re brenda në grackën që të ndërthuri Rama nëpërmjet Bashës.
Bardhi: Unë nuk bie në grackën e askujt.
Mërtiri: Po si s’re tu i zure me Bashën.
Bardhi: Basha e di që unë jetoj me pagën. Unë jetoj me pagën, në një apartament me 90 metra katrorë. Kam 3 muaj që duroj shpifjet e sponsorizuara të Lulzim Bashës.
Mërtiri: Edhe i përgjigjesh me shpifje.
Bardhi: S’ka rezultuar kurrë që të kem bërë një denoncim të ketë dalë e pavërtetë. Basha e pranoi që i ka me transaksione të rregullta të familjarëve të tij. E kam ftuar të më çojë në Gjykatë. Nuk shkova për të bërë debat me të.