Bardhi debat me Nikollën: Gënjeve se je sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi që me nisjen e seancës të jashtëzakonshme për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca nga Lindita Nikolla, akt të cilin ajo e bën për herë të fundit, pasi nuk do të jetë më kryetare e Kuvendit. Ai pati edhe një debat me të, madje e akuzoi Nikollën se gënjeu kur tha se ishte sëmurë prandaj hoqi dorë nga detyra.
Pjesë nga debati:
Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!
Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve Kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.
Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.
Bardhi: Tju vijë turp.
Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.