Bardhi ”del” nga grupi i Bashës

Situata në Partinë Demokratike, e asaj të etiketuar si e vulës, që prej mbedhjes së Kryesisë nuk është e qetë. Dhuna verbale dhe tensionet, duket se kanë tkurrur grupin. Ish-kreu i komanduar i PD-së së vulës, deputeti Enkelejd Alibeaj nga dera e Kuvendit, tha se në mbledhjen e bujshme ku pati dhunë verbale dhe shantazh, tha se askush nuk ka qenë nën presion. Madje Alibeaj tha se qëndrimi i Gazment Bardhit është emocional.

Por kreu i grupit parlamentar i PD-së, tha se ka qëndrime parimore. Gazment Bardhi duket se nuk pranon sjelljen e një grupi militar, që janë pro Bashës, edhe pse në PD ai është afruar nga ish-kryetari Basha.

”Kam dëgjuar se qëndrimi im ka qenë emocional. Jo nuk ka qenë. Qëndrimet e vërteta nuk kanë asgjë të keqe. Kam pasur qëndrim parimor. Kam dënuar dhunë verbale, kur është përdorur nga grupi i Berishës. Do të dënojë fyerjet dhe shantazhin ndaj gazetarëve edhe kur vijnë nga anëtarë të PD. Nuk mundem të toleroj asnjë dhunë”, tha Bardhi për gazetarët jashtë Parlamentit. Është e qartë që ka një krisje të grupit, dhe bashkimi duket edhe më i pamundur.

SHKARKO APP