Bardhi dhe Noka udhëheqin protestuesit e mbetur për tek selia blu, vijon thyerja e xhamave të reklamave
Aktualitet E Hënë, 7 Tetor 2024 21:10
Disa të rinj të maskuar vijojnë me thyerjen e xhamave, teksa protestuesit të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka po ecin drejt selisë blu, aty ku do të mbyllet protesta e nisur tek Kryeministria, dhe vijoi tek institucionet kyçe që akuzohen nga PD. Fillimisht tentuan ti afroheshin Kuvendit, por tymi i gazit lotsjellës i largoi prej andej.