Bardhi fton qytetarët në protestë, ka dhe një thirrje për Lindita Nikollën: Nesër në 10:00 para Parlamentit
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi fton qytetarët që ti bashkohen nesër protestës së opozitës në orën 10:00 para Parlamentit.
”Apeloj çdo qytetar që të marrë pjesë nesër në protestën e orës 10:00 përpara sallës së seancave plenare, duke shprehur vendosmërinë tonë që nuk pajtohemi kurrë që qeveria e një vend anëtar të NATO-s të miratojë ligje, të fuqizojë grupet më të rrezikshme kriminale në vend”,-tha Bardhi.
Nga ana tjetër, Bardhi i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për kërkesën e tyre për mocion me debat në seancën plenare të ditës së nesërme.
”Kërkesa e grupit parlamentar për zhvillimin e mocionit me debat për një temë që shqetëson deputetët, është detyrimisht e pranueshme dhe e vetmja gjë që duhet të bënte, të kishte mbledhur Konferencën e Kryetarëve me këtë rend dite për të përcaktuar kohën e debatit. Nëse vlerëson se do ja hedhë sa herë Rama ka qenë në vështirësi, duke injoruar kërkesat e grupit të PD-së po e paralajmëroj se kjo do të ishte e papranueshme për grupin tonë parlamentar”.