”Bardhi, funksionar në dy parti rivale”, Ergys Mërtiri: Po kërkon të marrë legjitimitetin e PD

Analisti Ergys Mërtiri thotë se Gazment Bardhi është politikani i vetëm në botë, i cili është funksionar në dy parti rivale, PD zyrtare e cila është legjitime dhe Rithemelimi, e cila nuk është legjitime. Për të Bardhi po kërkon të marrë legjitimitetin e PD zyrtare.

”Gazment Bardhi ka hedhur në gjyq Lulzim Bashën, se kush do e fitojë gjyqin për vulën. Në mes këtyre dy gjyqeve, Bardhi ka shkuar nga PD zyrtare te partia ilegjitime që është Foltorja e Berishës. Ka një absurd. Bardhi ka ikur nga partia me vulë dhe është bërë nënkryetar te partia ilegjitime. Këtë legjitimen ku ai ishte Sekretar i Përgjithshëm, kërkon t’i marrë vulën dhe t’ia japë atij. Bardhi është funksionar i lartë në dy parti të opozitës.

Ai sigurisht që e kërkon për vete, por ai nuk ka një parti të vetën. Ai është tek Rithemelimi në sajë të Sali Berishës. Ai kërkon të shfrytëzojë faktin që Berisha është i izoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj që sado që zoti Bardhi ta pretendojë, ai nuk mund të marrë asnjë nga partitë. Njerëzit që janë tek Rithemelimi, bëjnë atë që është vullneti i zotit Berisha. Kjo e bën Bardhin të luajë me dy porta. Bardhi mund të pretendojë më së shumti, që të bëhet pasardhës i zotit Berisha”, tha në ”Abc News Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?